Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka përkujtuar 20 vjetorin e masakrës së Dubravës.
Sipas Limajt kryerësit e këtij krimi kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë.
“Para dy dekadave ushtria dhe policia serbe kryen një nga krimet më monstruoze mbi të burgosurit në Burgun e Dubravës. 20 vjet më parë, në Burgun e Dubravës u vranë mbi 160 të burgosur dhe u plagosën mbi 200 të tjerë”, ka shkruar Limaj.
“Kryerësit e këtij krimi të tmerrshëm kanë emër dhe mbiemër dhe janë të njohur për të gjithë. Pavarësisht kësaj, për këtë krim askush nuk është hetuar dhe rrjedhimisht as dënuar. Është koha e fundit kur institucionet e drejtësisë duhet të reagojnë dhe kriminelët ta marrin dënimin e merituar”, ka thënë Limaj më tej.
-
Mbahet tubimi përkujtimor për masakrën e Dubravës
-
VV: Edhe sot mungon vëmendja institucionale për masakrën në burgun e Dubravës
-
Haradinaj: Masakra e Dubravës, një nga krimet më monstruoze për të cilin askush s’u gjykua
-
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve
-
Të mbijetuar të Masakrës së Dubravës i quajnë të paharrueshme tmerret e përjetuara më 1999