Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Liderët kosovarë urojnë qytetarët e besimit ortodoks

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët që festojnë krishtlindjen ortodokese, duke thënë se kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, të cilët shërbejnë në misione të ndryshme në vend, që festojnë sipas kalendarit julian, urime për shumë mot Krishtlindja ortodokse! Kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores. Realiteti shumëfetar i shoqërisë sonë duhet të na shërbejë si motiv shtesë që ta ndërtojmē një shtet, që garanton më shumë shpresë, mirëqënie ekonomike dhe siguri për qytetarët. Kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe presidenti Hashim Thaçi ka uruar në Facebook.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë u shpreh urimet më të mira në ditën e Krishtlindjes së tyre. Le të ketë edhe më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre. Gëzuar kjo ditë e shenjtë”, ka shkruar ai.

Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

Sipas Limajt, kjo ditë e shënuar duhet të shërbejë për më shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin.

"Urime Krishtlindjet për të gjithë besimtarët ortodoks në Kosovë! Paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë ju qytetarë të besimit ortodoks në Republikën e Kosovës! Le të shërbejë kjo ditë e shënuar për me shumë tolerancë dhe respekt për njëri-tjetrin. Gëzuar!", ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm