Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka uruar vit me mirëqenie më të mirë për komunitetin ortodoks dhe gjithë qytetarët e Kosovës.
“Kjo festë e shpresës le të shërbejë për të treguar shpirtin human dhe për t’u solidarizuar me njëri-tjetrin, duke fuqizuar vlerat e të gjitha komuniteteve në vendin tonë. Paqe, harmoni dhe lumturi në çdo familje tuajën”, ka shkruar ai.
Krishtlindjen ortodokse e ka uruar edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Nëpërmjet mesazhit të tij, ai ka uruar për më shumë paqe, mbarësi, begati, tolerancë e respekt ndërnjerëzor.
“Uroj që kjo ditë feste të shërbejë si motiv shtesë për të shpalosur ndjenjat e dashurisë ndaj njëri-tjetrit, të respektit ndaj besimeve të ndryshme në Republikën tonë, e të angazhimit për të punuar së bashku për ndërtimin e një të ardhmeje më të begatë, në paqe e harmoni”, thuhet në urimin e tij.
Edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ka uruar besimtarët ortodoksë për krishtlindjen ortodokse.
“Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të besimit ortodoks, por edhe miqve dhe bashkëpunëtorëve të po këtij besimi, ua uroj festën e Krishtlindjes me dëshirat me të mira për të gjithë. Urime për shumë mot Krishtlindja ortodokse”, ka shkruar ai në Facebook.