Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani e Kurti urojnë Krishtlindjen ortodokse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka uruar komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes.

Në urimin e saj Osmani ka thënë se “mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin”.

“I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes! Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt. Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!” – ka thënë Osmani.

Edhe kryeministri Albin Kurti i ka uruar qytetarët e komunitetit serb të besimit ortodoks festën e Krishtlindjes.

“Kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve. Festën e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, lumturi dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve, që frymëzim i kanë mësimet e Jezu Krishtit. Përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje, dashamirësi, devotshmëri dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

Edhe liderët opozitarë kanë uruar festën e Krishtlindjes për besimtarët ortodoksë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar duke thënë se uron që ky vit të jetë i mbushur me mirësi, harmoni e dashuri.

Edhe Osmani e Kurti urojnë Krishtlindjen ortodokse Arbëri 6 muaj më parë Osmani e Kurti urojnë Krishtlindjen ortodokse

‘’Të dashur qytetarë të besimit ortodoks, Gëzuar Krishtlindja ortodokse. Qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi, harmoni e dashuri. Uroj që kjo ditë feste t’i gjejë tavolinat e juaja plotë begati. Paçit bekime e paqe dhe shumë dashuri për vendin tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Gëzuar për shumë mote”, është shprehur Abdixhiku në urimin e tij.

Ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar edhe miqtë ndërkombëtarë që shërbejnë në misionet e ndryshme në vend, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

“Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre. Krishtlindjen ortodokse, i kremtofshi në paqe, me familjet tuaja, me mirësi e begati”, ka shkruar ai.