Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Krishtlindjes.
Osmani ka uruar që “të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe mikpritjes”.
“Në këtë festë drite e shprese, uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë që Krishtlindja t’u sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Le të na bashkojë tradita jonë e respektit, solidaritetit dhe e mikpritjes, duke na dhënë forcë të ecim përpara së bashku, me besim, shpresë dhe mirëkuptim. Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!” – ka thënë Osmani.
Në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga ora 18:00 sot do të organizohet pritja solemne. Ndërsa Mesha e Krishtlindjes do të mbahet në mesnatë po në Katedralen Shën Nënë Tereza.
-
Osmani: Bajrami të shërbejë si festë për bashkim
-
Osmani e Kurti urojnë Krishtlindjen ortodokse
-
Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore
-
Osmani: Qofshin Pashkët një moment reflektimi, afrimi dhe dashurie për të gjithë ne
-
Osmani ndan mbi 200 dekorata, nesër nderohet edhe Kombëtarja e futbollit