Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani e Kurti urojnë Krishtlindjen ortodokse

Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë uruar Krishtlindjen ortodokse.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se dëshiron që kjo festë të jetë burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks qoftë kjo festë një burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje, duke afruar zemrat, forcuar mirëkuptimin dhe sjellë shpresë për ditë më të mira. Uroj shëndet dhe begati për secilën shtëpi! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, thuhet në urimin e Osmanit në Facebook. 

Kurti ka uruar dashuri, mbarësi e begati në çdo familje.

“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit julian, u uroj festë të gëzuar. Kjo ditë e shenjtë ju sjelltë dashuri, mbarësi dhe begati në familjet tuaja. Festofshi në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin. Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, thuhet në njoftim.