Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj uron për krishtlindjet ortodokse: Festat fetare kultivojnë solidaritetin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka uruar besimtarët për krishtlindjet ortodokse.

Ai thotë se festat fetare u kanë shërbyer qytetarëve për të kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre, transmeton Koha.net.

Në Facecook ai ka shkruar:

Të gjithë qytetarëve të Kosovës, që besojnë në krishterim, gëzuar për shumë mot krishtlindjet ortodokse.

Me këtë rast, i uroj edhe ata të huaj që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë, si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

Edhe Liderët kosovarë urojnë qytetarët e besimit ortodoks Arbëri Liderët kosovarë urojnë qytetarët e besimit ortodoks

Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve të Kosovës, por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre, si dhe hyjnoren brenda tyre!

Krishtlindjet ortodokse i kremtofshi në paqe me familjet tuaja, me mirësi e begati.