Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Krishtlindjes të gjithë besimtarëve të krishterë me lutjet që në familjet tuaja dhe të gjithë qytetarëve të ketë mirëqenie, dashuri e paqe.
“Kjo festë e solidaritetit, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet njerëzve, na bën bashkë dhe na jep forcën që të ndihmojmë ata në nevojë e të përkujdesemi për të gjithë. Kjo është Dita kur kujtojmë gjeneratat që kanë sakrifikuar për të sotmen tonë, duke na bërë bashkë për ta ndërtuar të nesërmen më ndryshe”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj uron për Krishtlindje: Paqe nën kulmin e secilit prej jush
-
Haradinaj uron për krishtlindjet ortodokse: Festat fetare kultivojnë solidaritetin
-
Haradinaj në BIK: Kurban Bajrami, festë e sakrificës
-
Hoti uron besimtarët ortodoks për festën e Krishtlindjeve
-
Udhëheqësit shtetërorë urojnë për Krishtlindjen ortodokse