Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët që festojnë Krishtlindjet.
“Në prag të Festës së Krishtlindjes, ua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë shqiptarëve katolikë, besimtarëve të krishterë si dhe miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në vendin tonë. Si popull i një trungu, ne, për mijëra vjet kemi festuar së bashku, duke i dhënë kuptim thelbit të Festës, lajmin e mirë, shpresën, faljen, dashurinë dhe harmoninë ndërmjet njerëzve”, uron Haradinaj në facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje, Haradinaj thotë “uroj dhe punoj që kjo traditë unike të rrënjoset si parim i përhershëm dhe model për shoqërinë dhe shtetin tonë”.
“Uroj që Krishtlindjet të sjellin Paqe nën kulmin e secilit prej nesh. Buzmi le të ndriçojë e të ngrohë çdo familje! Për Shumë Mot e Jetë!”, përfundon urimin Haradinaj.