Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se deputeti Liburn Aliu do të jetë ushtrues detyre i kryetarit të Grupit Parlamentar të VV-së në Kuvend.
Ai ka thënë se nuk do zgjedhin kryetar të ri në vend të Rexhep Selimit, porse do presin.
“Tash e tutje grupi parlamentar i LVV-së do të ketë ushtrues detyre deputetin Liburn Aliu, do ta zëvendësojë kryetarin tonë të Grupit parlamentar Rexhep Selimi. Nuk do të zgjedhim kryetar të ri, nuk do të nxitohemi, e kemi kryetarin Selimi. Por funksionalisht detyrën e tij do ta kryejë Liburn Aliu. Dy herë në ditët e fundit kam biseduar me kryetarin e grupit tonë parlamentar Rexhep Selimi”, tha ai në konferencën për media, raporton Koha.
Artikuj të ngjashëm
-
VV-ja e LDK-ja arrijnë marrëveshjen për president
-
Abdixhiku mbërrin në Kuvend për takim me Kurtin
-
Salihu: Duket se Kurti e ka seriozisht që posti i presidentit të mbetet nën ombrellën e VV-së
-
Mblidhet Grupi Parlamentar i LDK-së
-
Kurti i interesuar për bashkëpunim me LDK-në, Abdixhiku për balancë institucionale