Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ

Nëpër disa media online në vendin tonë, është raportuar se Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar sot një mbledhje brenda partisë ku pritet të diskutohet për çështjen e takimit konsultativ i cili është thirrur për ditën e mërkurë.

Por një gjë të tillë, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkodran Hoti e ka mohuar.

“Është vetëm spekulim. Nuk ka mbledhje të grupit parlamentar sot”, ka thënë ai për Koha.net.

Në anën tjetër, qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet i njëjtë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ditës së mërkurë, pasi sipas tij, kjo është tendencë e PAN-it.