LDK-ja ka thirrur mbledhje të Grupit Parlamentar pas letrës që kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i ka dërguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e ftuar për koalicion.
Këtë e ka konfirmuar deputeti Arben Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se shefja e grupit, Hykmete Bajrami, i ka ftuar në një takim. “Paska shkruar Hykmejta, ‘nëse jeni afër hajdeni në grup’, tani po shkoj”, ka thënë Gashi në një deklarim për gazetarë.
Gashi ka thënë se personalisht mendon që partitë politike duhet të bisedojnë dhe se “edhe refuzimin duhet ta bëjnë në tavolinë”.
“Gabimet politike që i ka bërë Albin Kurti janë në vazhdimësi, janë të përsëritura, por në fund të fundit ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë, qoftë edhe për të shkuar në zgjedhje ... qoftë edhe për t’i thënë Kurtit ti i ke 48 deputetë, vazhdo ose tërhiqu nga mundësia e formimit të Qeverisë”, ka thënë Gashi, duke shtuar se ulja në tavolinë nuk do të thotë as koalicion e as refuzim, por diskutim.
“Diskutimi duhet të bëhet dhe të gjitha partitë politike duhet të jenë pjesë e diskutimit”, ka deklaruar Gashi.