Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja më afër PDK-së e shumë larg AAK-së

Mandatin e kaluar katërvjeçar LDK-ja ka qeverisur me PDK-në dhe ky koalicion dy-tri herë ka qenë para ndarjes, por është mbajtur me zor deri në fund. LDK-ja sërish iu ka afruar PDK-së për vazhdimin e këtij koalicioni edhe një mandat tjetër.

Burime brenda Degës së PDK-së në Pejë tregojnë se ka diçka prej bisedave mes tyre, pasi, sipas këtyre burimeve, Muhaxheri është fitues dhe duhet të afrohet. “Ka nga pak negociata dhe biseda, por po presim...”, thotë njëri prej këtyre burimeve. Mirëpo dy krerët e Degës së PDK-së në Pejë nuk i hapin letrat që t’iu shihet në to, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Se a do të vazhdohet koalicioni varet prej bisedimeve që i bën kryetari i Degës së PDK-së, Xhavit Haliti, me Gazmend Muhaxherin. Nuk e di a kanë biseduar a jo, se nuk kam informata. Edhe nëse kanë biseduar diçka zyrtare nuk ka”, thotë Muhamet Mahmutaj, nënkryetar i Degës së PDK-së në Pejë...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.