Lidhja Demokratike e Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar për dalje nga koalicioni qeverisës në komunën e udhëhequr nga Faton Peci.
Në një njoftim të kësaj dege në Facebook, është thënë se dalja nga koalicioni bëhet për shkak të “mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe shpërfilljes së propozimeve zyrtare të Degës së LDK-së”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Emërimi i Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, i realizuar në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë paralajmërim nga Kryetari Peci, është në kundërshtim të plotë me dakordimet paraprake si dhe me propozimet e miratuara nga organet e LDK-së në Mitrovicë. Për këtë arsye, sqarojmë se ky emërim nuk e përfaqëson LDK-në dhe as Degën e saj në Mitrovicë. Ky vendim është obligativ për të gjithë anëtarët e LDK-së në Mitrovicë, përfshirë edhe delegatët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës”, thuhet në njoftim të LDK-së në Mitrovicë.
Ndërkaq në atë që u duk si përgjigje ndaj këtij reagimi, Faton Peci që fitoi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar se “me 3% nuk punon as iPhone-i”.
Teksa në një deklaratë dhë gazetarëve pas vendosjes së pllakës përkujtimore në nderim të viktimave të Natës së Tmerrit, Peci ka deklaruar se prishja e koalicionit të GUXO-VV ME LDK-në ka ardhur si pasojë e kërkesave që sipas tij, nuk ishin në përpjesëtim me fuqinë politike të partnerëve në Kuvendin Komunal.
Sipas tij, nuk është e pranueshme që një subjekt me përqindje të vogël të kërkojë poste dhe përgjegjësi të shumta në qeverisjen komunale.
“Unë kam qenë tepër bashkëpunues me shumicën e partive politike edhe asamblistëve të cilët janë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Qasja ime ka qenë tepër gjeneroze, po nuk mundesh me pretendu me 3% as me qenë nënkryetar i komunës, as me marrë më shumë përgjegjësi seç të takojnë, e lëre më, do të thotë, të kesh pretendime që të drejtosh të gjitha ndërmarrjet komunale. Katër prej sosh që i kemi, nuk mundesh me 3% me pretendu me i marrë edhe përgjegjësinë ekzekutive, edhe kryesuesin, edhe drejtorët, e të kesh kërkesë edhe për nënkryetar edhe për katër ndërmarrje. Kështu që mendoj që njëherë e mirë ne si politikë duhet të edukohemi që edhe kërkesat t’i kemi në proporcion me fuqinë politike që e përfaqësojmë”, tha ai.
Në Mitrovicë, Gëzim Plakolli i LDK-së pati marrë vetëm 3.71 për qind të votave në garën për kryetar të komunës. Peci fitoi më pas në balotazh përballë Arian Tahirit të Partisë Demokratike të Kosovës.