Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka akuzuar pushtetin aktual të kësaj komune se po abuzon me taksat e qytetarëve. Sipas Pecit, qeverisja e Bedri Hamzës iu ka dhënë të holla portaleve lokale, e gjithashtu po jep leje ndërtimi e mbindërtimi gjatë kësaj periudhe tranzicioni.
“Bedri Hamza, urime posti i Kryetarit të PDK-së. E lutja ime publike për ty është kjo: lëri manovrat me abuzime financiare në komunë, për portale me parat e qytetarëve të Mitrovicës. Në këtë periudhë tranzicioni, administratës komunale i bëj thirrje publike: lërini manovrat me subvencione e leje ndërtimore e mbindertimi. Leri nderhyrjet ne protokollin e arkives dhe manipulimin me data. Nuk keni legjitimitet e as legalitet”, ka shkruar Peci në rrjetin e tij social Facebook.
Tutje Peci ka thënë se “çdo vendim i tillë nga periudha e fillimit të fushatës do të rishikohet, dhe portalet lokale le të përgatiten fort për të bërë opozitë për herë të parë, sepse asnjë cent nuk do ta marrin nga buxheti i komunës për 4 vitet e ardhshme”.
-
Prishet koalicioni VV-LDK në Mitrovicë, partitë e akuzojnë njëra-tjetrën
-
LDK-ja del nga koalicioni në Mitrovicë, Peci: Me 3 për qind nuk punon as iPhone
-
Peci arrin koalicion me LDK-në në Mitrovicë, Safet Kamberi kryesues i Kuvendit Komunal
-
Peci thotë se situata në Mitrovicë është nën kontroll dhe drejt përmirësimit
-
Peci tallet me LDK-në