Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është shprehur i tronditur nga vdekja e dy mërgimtarëve në një aksident në Hungari në orët e para të së shtunës.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Latifi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
Njëri nga viktimat, J.R., ishte nga fshati Celinë i komunës së Rahovecit, ndërsa K.H. nga Prizreni.
“I tronditur nga vdekja tragjike në aksident komunikacioni në Hungari e Jetmir Rexhepit nga Celina. Viktimë e aksidentit ka qenë edhe Kushtrim Hoxhaj nga Prizreni. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rexhepi nga Celina dhe familjes Hoxhaj nga Prizreni. Jetmiri dhe Kushtrimi, pushofshin në paqe!”, ka shkruar Latifi.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të vdekur pasi një veturë goditi turmën në Leipzig
-
Tre nga 4 të vdekurit në kantier ndërtimi në Vjenë konfirmohen shtetas të Kosovës
-
Tragjedia në Vjenë, tre shtetas të Kosovës vdesin në vendin e punës
-
Konfirmohet edhe viktima e tretë shqiptare në punishten në Austri
-
Kryetari i Rahovecit për vërshimet e sotme: Instituti Hidrometeorologjik ka dështuar