Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për ish-presidentin slloven Borut Pahor, i përfolur si zëvendësues i mundshëm i Lajçakut në mandatin e radhës.
Ai ka thënë se Pahor e njeh dhe është i interesuar për rajonin dhe se ky është faktor i rëndësishëm nëse e merr pozitën e emisarit.
“E kam njohur presidentin Pahor për shumë vjet. Jemi takuar dhe kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste, e di se ai është shumë i interesuar në rajon dhe ka njohuri për rajonin. Sigurisht se ky është një faktor i rëndësishëm”, ka thënë Lajçak në një intervistë për N1 të Sarejvës.
Lajçak ka theksuar tutje se “është logjike që me lidershipin e ri të BE-së, është mirë që një fazë e re e procesit do të fillojë”.
“Kështu që deri më 31 gusht jam plotësisht përgjegjës dhe i përkushtuar për këtë proces”.
-
Lajçak: Shoqëritë në Kosovë e Serbi ta kuptojnë se pa normalizim s’ka të ardhme evropiane
-
Pahor porosit Brukselin: Mund të jem ‘ndryshues i lojës’ në dialogun Kosovë – Serbi
-
Pahori me draftdokument për dialogun, pak pritje se mund ta dinamizojë procesin
-
Pahori po përgatit draft për dialogun Kosovë – Serbi
- Pse një i dërguar i ri për dialog?