Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, i cili mund ta pasojë Miroslav Lajçakun si emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, po përgatit një draft për vazhdimin e bisedimeve midis dy palëve.
Në profilin e tij në “X”, Pahor të shtunën ka shkruar se draftin fillimisht do ta harmonizojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe vendet anëtare, veçanërisht me ato të QUINT-it (SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë arsye, siç shkruan Pahor, nuk do t’u përgjigjet kërkesave të gazetarëve për intervista derisa po pret ta marrë rolin drejtues për dialogun Kosovë – Serbi.
“Ish-presidenti Pahor është duke përgatitur një draft për vazhdimin e dialogut, por dëshiron që fillimisht ta harmonizojë atë me përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell dhe vendet anëtare të BE-së, veçanërisht me vendet e QUINT-it”, ka shkruar tutje Pahor.
Lajçak do ta përfundojë mandatin 4-vjeçar në gusht të këtij viti dhe si zëvendësues është përmendur Pahori.
“Former President Pahor is preparing a draft outline for the continuation of the dialogue, but he wishes to first coordinate it with the High Representative for Foreign and Security Policy, Borrell, and EU member states, especially the Quint countries.” 2/2
— Borut Pahor (@BorutPahor) April 27, 2024
LEXO EDHE: