Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka shqyrtuar Raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 2022.
Kryetari i këtij komisioni, Armend Muja ka kërkuar përgjigje nga sekretari i Kuvendit për realizimin e projekteve kapitale në Kuvend.
Deputeti Muja, po ashtu ka pyetur sekretarin e Kuvendit për një veturë, që siç thotë ai është blerë dhe nuk është sjellë asnjëherë në Kosovë.
Për këtë sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi tha se rasti është paraqitur në Gjykatë dhe është në pritje të ekzekutohet. Krasniqi shtoi se vetura nuk e di ku gjendet.
Ky raport për shpenzimet e Kuvendit është miratuar më shumicë votash dhe i dërgohet kryesisë për miratim. /KSP
Artikuj të ngjashëm
-
S’ka kuorum në mbledhjen e Komisionit për Buxhet
-
Në mungesë kuorumi dështon mbledhja e Komisionit për buxhet
-
Komisioni për Buxhet procedoi në Kuvend 4 marrëveshje ndërkombëtare
-
KQZ-ja ende pa buxhet, Buzhala: Kemi kërkuar informata, por s’kemi marrë përgjigje
-
Protesta e transportuesve vazhdon, sot mblidhet Kuvendi Komunal