Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në mungesë kuorumi dështon mbledhja e Komisionit për buxhet

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se në mungesë të deputetëve mbledhja nuk mund të mbahet.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të shqyrtohej propozimi i Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, kërkesa e Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve buxhetore për periudhën korrik-shtator 2023, Raporti vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022 dhe Raporti vjetor financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022. / EO

Artikuj të ngjashëm