Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në mungesë kuorumi dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, industri, ndërmarrësi dhe tregti pasi mungesës se koriumit, kjo pasi deputetëve e opozitës nuk morën pjesë në votim të rendit të ditës, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite ishte paraparë miratimi i Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e planeve vjetore të performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

Kryetari i këtij Komisioni Ferat Shala, tha se në mungesë kuorumi mbledhja nuk mund të vazhdoj

“Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas vitit ri në sesionin e ri pranveror”, tha Shala. / EO