Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, të premten.
Mbledhja ka dështuar në mungesë kuorumi. Aty ishte paraparë të raportonte Bordi i Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), lidhur me vendimin për tarifat e energjisë elektrike.
Megjithatë, për shkak të mungesës së anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Komisioni ka dështuar.
Kundër paralajmërimit për shtrenjtim të rrymës ishin mbajtur protesta në kryeqytet, teksa ZRRE-ja pati deklaruar se po e shqyrton kërkesën e KESCO-s për shtrenjtim. Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e shtyrë për një muaj shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike. Tarifat ishte paraparë të shqyrtoheshin më 1 prill por shqyrtimi është shtyrë për 1 maj.
E, së fundmi është kërkuar dorëheqja e Bordit të ZRRE-së për shkak të mospërputhjes së kohës reale me atë në njehsorët elektrikë të qytetarëve.
-
Shmanget shtrenjtimi i rrymës për sivjet
-
ZRRE-ja propozon që sivjet të mos ketë shtrenjtim të energjisë
-
Të premten protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, ekzekutivi pa qëndrim për rritjen e paralajmëruar
-
Paralajmërohet tjetër shtrenjtim i rrymës
-
ZRRE-ja e mohon se është pezulluar dalja në treg të lirë