Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Në rend dite ka qenë shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2023, si dhe raporti vjetor i punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Kjo mbledhje e komisionit është shtyrë për javën tjetër.
“Nisur nga kuorumi, mbledhjen e shtyjmë për javën tjetër”, ka thënë kryetari i këtij komisioni, Armend Muja./ksp
Artikuj të ngjashëm
-
Dështojnë dy komisione hetimore për shkak të kuorumit
-
S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit ku do të shqyrtohej projektbuxheti për vitin 2024
-
Dështon shkaku i kuorumit mbledhja e Komisionit për Shëndetësi
-
Shtyhet seanca për buxhetin
-
Opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin, seanca shtyhet për të hënën