Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dështon shkaku i kuorumit mbledhja e Komisionit për Shëndetësi

Komisioni për Shëndetësi

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi e paralajmëruar për sot, raporton Ekonomia Online.

Kjo mbledhje ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i raportit përfundimtar për Projektligjin nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e VV-së, Haxhi Avdyli ka thënë se do të njoftojnë për mbledhjen e ardhshme.