Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se vrasjet e Serbisë pa dallim moshe dhe gjinie në Kosovë janë dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë.
Ai ka përkujtuar masakrën e Serbisë të kryer në Korishë të Prizrenit më 13 maj 1999, ku ishin vrarë 77 civilë, prej tyre 14 fëmijë.
Kryeministri Kurti ka thënë se viktimat civile ishin futur në kurthin e vdekjes.
“Më 13 maj të vitit 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër mbi popullsinë civile të pafajshme në Korishë. Aty u vranë 77 civilë. Prej tyre, 14 ishin fëmijë. Vrasjet pa dallim moshe e gjinie, janë dëshmi e pafajësisë së tyre dhe e gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Në Ditën e Martirëve të Korishës, kujtojmë civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Bllacë, Budakovë, Greikoc, Reshtan, Mushtisht e Maçitevë, të vrarë në maj të vitit 1999. Përkujtojmë viktimat civile që ishin futur në kurthin e vdekjes prej forcave serbe”, ka shkruar Kurti në Facebook.
-
Kurti në Korishë: Shteti do të kujdeset maksimalisht për trashëgiminë e luftës në Kosovë
-
Kurti: Krimet e Serbisë nuk harrohen, po sigurohemi që asnjë brez të mos e përjetojë më terrorin
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në fshatra të Drenicës: Dëshmi e krimeve serbe
-
Kurti përkujton masakrën e Lubizhdës së Hasit ku u vranë 40 civilë dhe ranë 14 dëshmorë
-
Kurti për Masakrën e Rezallës: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi në Kosovë