Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka përkujtuar masakrën e Lubizhdës së Hasit në 27-vjetorin e kësaj ngjarje, ku u vranë 40 civilë dhe ranë 14 dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti ka shkruar se në 12 prillin e vitit 1999 forcat serbe rrethuan malet ku ishin të strehuar banorët e fshatit Lubizhdë dhe pasi i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët e tyre filluan t’i torturonin teksa i radhitën në rresht për t’i pushkatuar.
“Gjatë atyre ditëve të mesit të prillit të vitit 1999, nga fushatat kriminale të spastrimit etnik dhe gjenocidit që Serbia po kryente ndaj shqiptarëve në Kosovë, u vranë 40 civilë shqiptarë të paarmatosur. Ndërkaq, në përballje me forcat serbe dhe në mbrojtje të civilëve, ranë dëshmorë 14 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar mes tjerash kryeministri Kurti.
Në masakrën e Lubizhdës së Hasit, mbetën të vrarë 40 civilë dhe ranë 14 dëshmorë.
Në Lubizhdë është ndërtuar një kullë muze e quajtur si “Kulla e Qëndresës” tek e cila në çdo 12 prill bëhen homazhe e përkujtohen të vrarët.
-
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve
-
Kurti: Krimet e Serbisë nuk harrohen, po sigurohemi që asnjë brez të mos e përjetojë më terrorin
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në fshatra të Drenicës: Dëshmi e krimeve serbe
-
Kurti: Serbia vazhdon të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare për të zhdukurit
-
Kurti për Masakrën e Rezallës: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi në Kosovë