Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Ylfete Fanajn që u zgjodh ministre në qeverinë kantonale në Luzern. Ai shkroi në Facebook se të arriturat e Fanajt janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën në Zvicër, derisa shtoi se të s'e bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat.
“E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit. I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja. Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët”, shkroi Kurti.
Fanajn gjatë ditës e ka uruar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Yltene Fanaj është zgjedhur ministre kantonale në Luzern, duke u regjistruar si shqiptarja me postin më të lartë ekzekutiv në Zvicër.
Partia Socialdemokrate, ku bën pjesë edhe Fanaj, u kthye në pushtet pas tetë vjetësh, ndërsa ajo i fitoi 45.053 vota.
-
Osmani uron Fanajn për zgjedhjen e saj si ministre e kantonit të Luzernit
-
Fanaj, e para me origjinë nga Kosova që bëhet ministre kantonale në Zvicër
-
Kurti: Mbi çerek milioni qytetarë zviceranë i kanë rrënjët në Kosovë
- Normaliteti i triumfit të Ylfete Fanajt
-
Kurti i fton mërgimtarët të investojnë në Kosovë