Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani uron Fanajn për zgjedhjen e saj si ministre e kantonit të Luzernit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Ylfete Fanajn, që është zgjedhur ministre e kantonit të Luzernit, e para me prejardhje kosovare që merr një detyrë të tillë ekzekutive.

Osmani ka thënë se Fanaj është frymëzim për gratë dhe vajzat kosovare dhe dëshmi se me punë arrihet çdo gjë.

“Në vitin 2021, pata kënaqësinë ta takoj znj. Ylfete Fanajn, në cilësinë e kryetares së Parlamentit të Luzernit në Zvicër dhe ta përgëzoj për sukseset e saj prej vitesh në shtetin helvetik. Ajo dëshmoi zell dhe vendosmëri për përmirësimin dhe avancimin e politikave për të gjitha komunitetet pa përjashtim. Sot, kam kënaqësinë ta uroj me zemër që u bë ministrja e parë kantonale me prejardhje nga Kosova, njëherësh gruaja e parë kosovare, së cilës i besohet një detyrë ekzekutive. Ylfetja është frymëzim për gratë e vajzat tona dhe dëshmi se me punë dhe përkushtim gjithçka është e arritshme. Ajo është ndër përfaqësueset më të denja të mërgatës sonë, e cila është pjesë vitale e shtetit të Kosovës. E nderuar Ylfete, të prifshin sukseset dhe qofsh urë e fortë lidhëse e Republikës së Kosovës me Zvicrën!” – ka thënë Osmani.