Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë ku do të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.
Kurti sonte do të marrë pjesë në një darkë të punës të ftuar nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, është njoftuar nga Kryeministria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, ndërsa do të ketë edhe takime bilaterale.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit - BSF 2023. Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në këtë forum, ai sonte do të marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob, ndërkaq të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale”, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.