Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit - BSF 2023, i cili do të mbahet në Bled të Sllovenisë.
Kurti do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.
Mbrëmë ai ka marrë pjesë në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.
Ai ka shkruar në Twitter se ka bërë thirrje për qasje të bazuar në vlera “të fokusuara në respektimin e pakicave dhe me njohjen reciproke si parakusht”.
“Mesazhe inkurajuese nga kryeministri slloven Robert Golob mbi zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar kryeministri Kurti.
Në këtë takim prezentë ishin edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe përfaqësues të tjerë.
Gërvalla konfirmon pjesëmarrjen në Forumin e Bledit
Edhe
Kurti kërkon statusin e kandidatit në takim me Costan: Kosova e rreshtuar me politikën e jashtme të BE-së
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se do të marrë pjesë në Forumin e Bledit, ku është ftuar nga homologia e saj sllovene, Tanja Fajon.
Nëpërmjet një postimi në platformën X, e njohur më parë si Tëitter, Gërvalla ka thënë se vendi mbetet i përkushtuar për avancimin e strategjive rajonale për paqe.
“Rrugës për në Forumin e Bledit, duke pritur me padurim të marr pjesë me ftesë nga homologia ime sllovene, Tanja Fajon. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e strategjive rajonale dhe globale për paqe, solidaritet dhe siguri”, ka shkruar ajo.
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn
-
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Liderët evropianë në Armeni për samitin e Komunitetit Politik Evropian, marrin pjesë Kurti e Rama