Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një prëmbledhje të vizitës së tij në Bled të Sllovenisë, ku mori pjesë në Forumin Strategjik të mbajtur në këtë qytet.
Kurti ka thënë se nga Bledi po largohet me më shumë shpresë e besim për të ardhme të ndritur për Kosovën.
Ai ka thënë se në Bled ka biseduar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, për takim të radhës të nivelit të lartë.
“Në takimin e pestë këtë vit me Lord Peach, të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, diskutuam për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe procesin e dialogut. Për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të dakorduar në Ohër dhe takimin e radhës të nivelit të lartë në muajin tjetër bisedova me emisarin e BE-së, Lajçak. Ndërkaq me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter folëm për situatën tashmë të deeskaluar në katër komunat në veri dhe për rëndësinë e parandalimit të rieskalimit potencial të saj. Me mesazhet për BE-në të një unioni vlerash dhe parimesh të përbashkëta, kërkesën që Ballkani Perëndimor të fokusohet në reforma dhe sundim të ligjit dhe vizionin e ofruar për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor deri më 2030, përmbyllëm pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit me më shumë shpresë e besim për të ardhmen e ndritur të Republikës tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
-
Kurti kërkon zbatim të Marrëveshjes, paralajmërohet takim i nivelit të lartë gjatë shtatorit
-
Kurti sot në Forumin Strategjik të Bledit
-
Kurti e Rama shfaqen pranë njëri-tjetrit në Forumin Strategjik të Bledit
-
Kurti udhëton në Bled të Sllovenisë, sonte takohet me kryeministrin slloven
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik