Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë pjesëmarrës në darkën e punës në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit – BSF 2023, i ftuar nga homologu slloven, Robert Golob.
Pamjet e takimit të Kurtit dhe të liderëve të tjerë, kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe të Shqipërisë, Edi Ramës, u publikuan nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Ai shkroi në Twitter të dielën se “kjo ishte një mundësi për të konfirmuar edhe një herë rëndësinë e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si për rajonin ashtu edhe për BE-në”.
Kurti ka udhëtuar gjatë së dielës për në Bled të Sllovenisë për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale.
-
Kurti sot në Forumin Strategjik të Bledit
-
Kurti udhëton në Bled të Sllovenisë, sonte takohet me kryeministrin slloven
-
Kurti në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
-
Kurti dhe kryeministri i Malit të Zi flasin për rrugën e përbashkët të integrimit evropian
-
Kurti në Mal të Zi, do të marrë pjesë në Samitin BE - Ballkani Perëndimor