Kryeministri Albin Kurti është takuar me homologun e tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, të enjten në Kotor, ku po mbahet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së BE-së.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim Kurti dhe Spajiqi biseduan për bashkëpunimin rajonal dhe atë në rrugën e përbashkët të integrimit evropian.
“Si dhe për mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të përvojave në fusha të ndryshme. Ata gjithashtu diskutuan edhe për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet, duke theksuar rëndësinë e tyre për qytetarët në të dy anët e kufirit”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se Kurti ka marrë pjesë në takimin e tretë ndërmjet liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian dhe prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe organizatat partnere të rajonit, që është mbajtur nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët”.
-
Kurti në Mal të Zi, do të marrë pjesë në Samitin BE - Ballkani Perëndimor
-
Kurti me Mickoskin diskuton bashkëpunimin dypalësh dhe rrugën drejt BE-së
-
Kurti në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes
-
“Secili duhet të bëjë pjesën e vet të punës”, mesazhi nga samiti i liderëve rajonalë dhe të BE-së
-
Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor