Kryeministri Albin Kurti është takuar të hënën me homologun e tij slloven, Robert Golob, njëherit nikoqir i Forumit të Sigurisë në Bled.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti e Golob, në takimin e parë dypalësh, kanë diskutuar mbi përmbytjet që Sllovenia i ka pësuar sivjet, potencialin ekonomik të Kosovës dhe mundësinë e investimeve të huaja.
“Sllovenia ka strehuar disidentët tanë të parë, na ka ndihmuar në betejën tonë çlirimtare dhe tani është ndër pesë investitorët kryesorë në ekonominë tonë theksoi Kryeministri dhe e falënderoi Kryeministrin Golob për ndihmën dhe mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën ndër vite. Duke folur për potencialin e bashkëpunimit ekonomik, kryeministri Kurti vuri theksin te mundësitë që Kosova ofron për investitorët huaj. Pozita e përshtatshme gjeografike, politikat e favorshme fiskale, stabiliteti institucional dhe potenciali i fuqisë punëtore e bëjnë Kosovën vend atraktiv për investimet sllovene, tha kryeministri gjersa veçoi sektorët në rritje sikurse ai ICT-TIK, përpunimit të drurit dhe metalit dhe prodhimit të ushqimit”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të temës “Solidaritet për Sigurinë Globale”, Kurti e Golob diskutuan edhe për bashkëpunimin rajonal, anetaresimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe dialogun mes Kosovës e Serbisë.
-
Kurti sot në Forumin Strategjik të Bledit
-
Kurti udhëton në Bled të Sllovenisë, sonte takohet me kryeministrin slloven
-
Kurti: Sllovenia, mike dhe mbështetëse e besueshme e Kosovës
-
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet nevoja për forcim të aleancave dhe koordinim politik
-
Kurti i thotë Plenkoviqit se tash ka shumicë solide në qeverisje