Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim eurodeputetin estonez Riho Terras, që ka marrë së fundi detyrën e raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Temë e diskutimit ishte sulmi i fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit më 29 nëntor. Gjatë takimit Kurti ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia largojë masat ndëshkuese Kosovës, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vijim, kryeministri bëri thirrje për largim të masave të BE-së ndaj Kosovës dhe theksoi rëndësinë e pranimit sa më parë të pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri e falënderoi raportuesin Terras për vizitën dhe diskutimin konstruktiv. Ndërkaq, ai e falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Parlamentin Evropian”, thuhet nga Zyra e Kryeministrit.