Në 24-vjetorin e çlirimit të Komunës së Prishtinës, kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, ku kanë vendosur kurora lulesh.
Me këtë rast, Kurti është shprehur se ky muaj shënon kurorëzimin e përpjekjeve dhe sakrificave të panumërta të të gjithë brezave shqiptar për çlirimin e Kosovës.
Ai ka thënë se nuk e harrojnë asnjëherë sesa i lartë ka qenë çmimi që ka paguar populli ynë që të mund të kemi Republikë demokratike.
"Ky qershor shënon kurorëzimin e përpjekjeve dhe sakrificava të panumërta të të gjithë brezave të shqiptarëve për çlirimin e Kosovës dhe lirinë e popullit, andaj edhe ne përkulemi dhe bëjmë nderime. Nuk e harrojmë asnjëherë prej nga vijmë dhe sa i lartë ka qenë çmimi që ka paguar populli ynë që ne sot të mund të kemi Republikë demokratike me institucione shtetërore dhe me progres edhe ekonomik dhe demokratik", është shprehur Kurti.
Me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, sot do të ketë aktivitete të ndryshme në kryeqytet./KSP
Edhe
Prishtina shënon Ditën e Çlirimit
24-vjetori i çlirimit të Prishtinës, Rama: Sot është ditë historike për vendin
Në 24-vjetorin e çlirimit të Prishtinës, kryetari i kësaj komune, Përparim Rama bashkë me drejtorë e këshilltarët e komunës, si dhe organizata të dala nga lufta sot kanë përkujtuar dhe bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.
Rama e ka vlerësuar këtë ditë si më të rëndësishmen për gjithë vendin e veçmas për kryeqytetin.
Derisa ka kujtuar gjithë të rënët për liri, ai ka thënë se falë tyre populli e shijon lirinë sot.
Edhe
Shënohet Dita e çlirimit të Prishtinës
"Sot është një ditë e madhe, historike për gjithë vendin, mirëpo për kryeqytetin veçanërisht, sepse me 11 qershor 24 vite më parë është çliruar kryeqyteti dhe sot jemi të lirë të jetojmë e të veprojmë ashtu si duam, duke falënderuar dëshmorëve e heronjve tanë", ka thënë Rama.
Homazhe te varrezat e dëshmorëve në kryeqytet me rastin e 24-vjetorit të çlirimit të Prishtinës sot në mëngjes ka bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti./KSP