Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit gjatë takimit bilateral të delegacioneve u diskutua për domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet dy kuvendeve respektive, dhe për mundësinë e mbështetjes nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës në forume dhe takime ku Kosova nuk është e pranishme apo e përfaqësuar.
“Kryeministri veçoi nevojën e ratifikimit në afat optimal të të gjitha marrëveshjeve që dalin nga bashkëpunimi bilateral, përfshirë edhe ato të Procesit të Berlinit. U theksua gjithashtu vlera e shtuar e protokollit dhe dy memorandumeve të mirëkuptimit që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan në mbledhjen e dytë të përbashkët, e cila u mbajt më 18 nëntor në Prishtinë, si dhe intensifikimi i punës në realizimin e projekteve infrastrukturore që lidhin dy vendet”, thuhet në njoftim
“Kryeministri falënderoi kryetarin Gashi për vizitën dhe tha se bashkëpunimi parlamentar ndihmon në rritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”, thuhet tutje në njoftim.
Konjufca pret homologun nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka pritur në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashi.Pritja...-
Kryekuvendari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, takon Konjufcën, Kurtin e Krasniqin
-
Kurti të hënën në vizitë në Maqedoni të Veriut
-
Gashi: Ta konstituojmë Kuvendin, pastaj bisedimet le të vazhdojnë për Qeveri dhe president
-
Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t'i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së