Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Prekaz të martën mbrëma për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai në Prekaz shkoi nga Vlora, ndërsa ishte në përcjellje të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Kurti ka thënë se Prekazi me Epopenë e UÇK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare.
“Për çdo 28 Nëntor kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Skënderbeun në Krujë, flamurin tonë kombëtar dhe çlirimin arbënor nga shekulli i XV-të; kujtojmë e përkujtojmë jo vetëm Ismail Qemalin në Vlorë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por gjithashtu edhe ditëlindjen e Kryekomandantit Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prekazi me Epopenë e UÇK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare dhe këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë flijimi, sakrifica, çmimi për lirinë, të cilën e gëzojmë e ndaj të cilës duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale e qytetare. Lavdi Jasharajve, lavdi Kryekomandantit Adem Jashari, lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!” – tha Kurti.
-
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë
-
Haxhiu e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz, vlerësojnë lart sakrificën e Jasharëve
-
Prekazi ua rikujtoi liderëve çmimin e lartë që u pagua për shtetin
-
Homazhe në Prekaz në nder të Epopesë së UÇK-së
-
Kurti: FSK-ja është kthyer në një ushtri që mund ta ketë ëndërruar vetë Adem Jashari