Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe në përkujtim të civilëve të vrarë në Burim të Malishevës, që ishin masakruar më 31 mars 1999.
Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit u tha se Kurti ka deklaruar se 42 shqiptarët u masakruan vetëm pse ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin në tokën e lirë.
“Te ‘Vrella e Mëhillit’ në fshatin Burim të Malishevës janë ekzekutuar 42 shqiptarë vetëm pse ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetojnë të lirë në tokën e tyre stërgjyshore. Prej 10 vjeҫ deri në 90 vjeҫ. Siҫ thuhet edhe në lapidarin që është ngritur këtu dhe ju kushtohet atyre, varret e tyre janë historia jonë”, thuhet në komunikatë.
Të dielën kryeministri Kurti ka akuzuar Serbinë se po vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se mbi 950 shqiptarë janë nxjerrë nga pesë varreza masive në Serbi.