Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Serbia vazhdon të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare duke ua mohuar familjeve të drejtën për të vërtetën dhe drejtësinë e duke mos zbardhur fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Kështu është shprehur ai pas homazheve në Hallaq të Vogël dhe Rufc të ri të Lipjanit, në përkujtim të 19 prillit 1999, kur, forcat e armatosura të Serbisë vranë 20 civilë të pafajshëm, të cilët u ndanë nga familjet e tyre dhe u ekzekutuan, e më pas u varrosën në një varrezë masive.
Kurti gjithashtu ka kujtuar edhe grupin e intelektualëve të Mitrovicës.
“23 mjekë, profesorë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare dhe të të drejtave të njeriut, në Dreth të Zubin Potokut, u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë nga forcat e armatosura të Serbisë. Krahas mohimit të krimeve gjenocidale, Serbia vazhdon të shkelë detyrimet e saj ndërkombëtare duke ua mohuar familjeve të drejtën për të vërtetën dhe drejtësinë, duke mos zbardhur fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Ai ka theksuar se sakrifica për liri mbetet udhërrëfyese për të çuar përpara Republikën e Kosovës.
-
Kurti u kërkon ndërkombëtarëve që të bëjnë trysni mbi Beogradin për çështjen e të zhdukurve
-
Shënohet Dita e të zhdukurve, Kurti bën thirrje për trysni ndërkombëtare mbi Serbinë
-
Kurti: Është e domosdoshme që hetimet e gjykimet për krimet e luftës të marrin hov
-
27-vjetori i Masakrës së Dubravës, Kurti: Krim kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve
-
Kurti kërkon hapjen e arkivave nga Serbia për zbardhjen e fatit të të pagjeturve