Më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, fati i afro një mijë e gjashtëqind personave të zhdukur mbetet ende i pazbardhur. Në këtë ditë, përmes homazheve nga liderët politikë dhe mesazheve politike, është ritheksuar nevoja për drejtësi dhe përpjekje më të mëdha në ndriçimin e së vërtetës.
Në shënimin e Ditës së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, të hënën, janë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur pranë Kuvendit të Kosovës dhe në kompleksin memorial në Mejë të Gjakovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati një thirrje për faktorin ndërkombëtar që të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar për zbardhjen e së vërtetës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka theksuar se pas më shumë se dy dekadash, edhe 1.565 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa institucionet e vendit, sipas tij, janë të angazhuara maksimalisht për zbardhjen e fatit të tyre.
“Janë edhe 11 varreza masive përveç atyre 5 që tashmë janë zbuluar e për të cilët Serbia nuk jep informacion, sepse është komunikuar nga vetë ata publikisht se janë 16 varreza masive gjithsej, e vetëm në njërën prej tyre që është zbuluar në Batajnicë i kemi 744 të pagjetur të zhvarrosur atje, ndërkaq gjithsej deri më tani janë rreh 1 mijë shqiptarë që janë zbuluar në varrezat masive në Serbi”, ka deklaruar Kurti.
Në një deklaratë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike është thënë se zbardhja e fatit të të zhdukurve është detyrim për Kosovën.
“Kërkesa për të vërtetën, për drejtësi dhe për zbardhjen e të fatit të mbi 1.600 personave të zhdukur mbetet detyrim moral, kombëtar dhe institucional. Kosova nuk harron!”, thuhet në deklaratën e PDK-së.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Mejës në Gjakovë.
“Mëngjesin e kalova në Mejë, mes familjarëve që mbajnë ende mbi supe peshën e njërës nga masakrat më të errëta që kontinenti evropian mban në mend. Njëzet e shtatë vjet më parë, 376 civilë shqiptarë, mes tyre edhe fëmijë, u ndalën dhe u ndanë me forcë nga më të dashurit e tyre. U vranë gjakftohtësisht nga forcat policore e ushtarake të Serbisë. Krimi nuk përfundoi aty. Shteti serb organizoi fshehjen e tij. Trupat u bartën 280 kilometra larg, deri në Batajnicë, dhe u varrosën në varre masive.
Sot, mes këtyre familjeve, e kupton se koha nuk mbyll gjithçka”, është shprehur Abidxhiku.
Në Ditën e Personave të Zhdukur, është përuruar murali me fotografinë e Ferdonije Qerkezit, e njohur si nënë Ferdonija, së cilës ushtria serbe ia vrau burrin dhe katër djemtë gjatë luftës në Kosovë.