Janë mbushur 25 vjet nga masakra e kryer nga forcat serbe në Burim të Malishevës, ku u vranë dhe u masakruan 42 civilë shqiptarë.
Masakra në Burim është masakra më e madhe që ka ndodhur në Malishevë gjatë luftës së fundit, ndërsa deri më sot, për këtë ngjarje dhe për asnjë vrasje tjetër gjatë luftës, nuk është dënuar askush.
Më 31 mars 1999, te vendi i quajtur Vrella e Mëhillit në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civilë, shumica prej tyre nga fshatrat Dragobil dhe Astrazup, si dhe tre banorë të Suharekës, të cilët ishin strehuar në këtë pjesë.
Po në këtë ditë, në fshatrat tjerë janë vrarë dhe masakruar edhe civilë të tjerë. /KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për masakrën e 34 shqiptarëve në Burim të Malishevës
-
Kurti përkujton të vrarët në Burim të Malishevës
-
Në 27-vjetorin e masakrës së Pastasellës liderët thonë se pa drejtësi s'ka paqe të qëndrueshme
-
27 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe fshatrat e tjera të Rahovecit
-
Ramadan Morina deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 34 civilëve në Malishevë