Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti për vrasjet në Pejë: Organet e rendit me seriozitet më të lartë ta zbardhin rastin

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjarët e kandidatit për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidatit për Deçan, Blerand Kadrijaj, të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike”, shkroi më tej.

Ka bërë thirrje që organet e rendit ta zbardhin rastin me seriozitet të lartë.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur ngushëllime, ndërsa tha se nuk ka argument të mospajtimit që mund të arsyetoj humbjen e jetës.

Edhe Familjet Kadrijaj dhe Ademaj shtrijnë dorën e pajtimit Arbëri Familjet Kadrijaj dhe Ademaj shtrijnë dorën e pajtimit

“Nuk ka argument të mospajtimit që mund të arsyetoj humbjen e jetës, andaj apeloj tek të gjithë qytetarët e vendit tonë të mos bartin dhe përdorin armët, për sigurinë e vet dhe të tjerëve rreth tyre”.