Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dënuar sulmin e forcave ruse ndaj civilëve ukrainas sot në një shkollë në Bilohorivka, në Luhansk të Ukrainës.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se populli i Kosovës solidarizohet me popullin e Ukrainës.
“I indinjuar nga sulmi brutal i Rusisë ndaj civilëve të pafajshëm në një shkollë në fshatin Bilohorivka, në Luhansk. Duke i mbijetuar gjenocidit të fundit të shekullit të 20-të dhe menjëherë pas arritjes së çlirimit, populli i Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Qëndrojmë me Ukrainën dhe e kuptojmë dhimbjen e popullit
-
Kurti: Bashkëpunëtorët e Rusisë janë pjesëmarrës në luftë
-
Kuvendi i Kosovës dënon sulmin e Rusisë në Ukrainë
-
Kurti: Agresioni më i madh ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore po ndodh në Ukrainë
-
Kosova mbështet pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës