Para fillimit të seancës plenare, Kuvendi i Kosovës ka dënuar sulmin e Rusisë në Ukrainë.
"Kuvendi i Kosovës dhe populli i Kosovës është me popullin ukrainas", ka thënë kryeparlametari Glauk Konjufca.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë më herët gjatë ditës se sulmi rus në Ukrainë përbën agresionin e dytë më të madh ushtarak prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
E presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe qytetarët e saj.
Rusia në mëngjesin e hershëm të së enjtes lëshoi sulmet ndaj Ukrainës pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve për pasoja ekonomike e të tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Qëndrojmë me Ukrainën dhe e kuptojmë dhimbjen e popullit
-
Kurti e deputeti ukrainas diskutojnë për raportet mes Serbisë e Rusisë
-
Kurti: Bashkëpunëtorët e Rusisë janë pjesëmarrës në luftë
-
Kurti për sulmin e Rusisë ndaj një shkolle në Luhansk: Kosova qëndron me Ukrainën
-
Institucionet e Kosovës përkrahin Ukrainën