Qeveria e Kosovës mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës, deklaroi sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, ku deputetë të pushtetit dhe opozitës kërkuan vëmendjen e qeverisë sa i përket situatës në Ukrainë.
Kurti shtoi se Kosova do të jetë "përherë e bashkërenduar me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n".
Ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Kosova qëndron me Ukrainën kundër agresionit të Rusisë. Putini edhe njëherë po bën luftë kundër një demokracie paqësore. Ai ka bërë luftëra hibride kundër demokracive nëpër Evropë për vite me radhë. Bota e lirë duhet t’i përgjigjet Putinit dhe përfaqësuesve të tij me vendosmëri”, thuhet në reagim.
Të hënën mbrëma, Rusia njohu pavarësinë e dy rajoneve të Ukrainës, Donetsk e Luhansk dhe vendosi të dërgojë “trupa paqeruajtëse”.
Rusia ka mbledhur më shumë se 150,000 trupa përreth kufirit me Ukrainën në muajt e fundit, duke rritur shqetësimet për pushtim të shpejtë të shtetit fqinj.
-
Kurti: Kosova zgjodhi të mos jetë vëzhguese, sanksionoi Rusinë për luftën në Ukrainë
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Kurti në Jerevan takohet edhe me Rutten e Zelenskyn