Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.
Zyra e Kryeministrit njoftoi të mërkurën se Kurti ka deklaruar se gjatë misionit të Gudjevit dy vendet i kanë thelluar avancuar dhe thelluar marrëdhëniet.
“Ambasadori Gudjev po përfundon misionin e tij diplomatik, por miqtë që ai ka bërë këtu do të zgjasin përjetë. Do të na mungojë dhe jam i sigurt se do t'i mungojë edhe Kosova. Prandaj, shpresoj të jetë mysafir i rregullt në vendin tonë, të cilin mund ta konsiderojë si shtëpinë e tij të dytë. Me këtë rast, më duhet të falënderoj jo vetëm Shkëlqesinë e Tij për gjithçka që ka bërë, por nëpërmjet tij, vendin që ai përfaqësoi në mënyrë të admirueshme në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka shtuar se Bullgaria ka qenë avokuese për Kosovën sa herë i është kërkuar, duke shtuar se partneriteti do të vazhdojë edhe tutje.
“Ambasadori Gudjev po përfundon misionin e tij diplomatik, por miqtë që ai ka bërë këtu do të zgjasin një jetë. Do të na mungojë dhe jam i sigurt se do t'i mungojë edhe Kosova. Prandaj, shpresoj të jetë mysafir i rregullt në vendin tonë, të cilin mund ta konsiderojë si shtëpinë e tij të dytë. Me këtë rast, më duhet të falënderoj jo vetëm Shkëlqesinë e Tij për gjithçka që ka bërë, por nëpërmjet tij, vendin që ai përfaqësoi në mënyrë kaq të admirueshme në Kosovë”, ka thënë kryeministri.
-
Kurti falënderon Bullgarinë për bashkëpunimin e ngushtë në sigurinë rajonale
-
Kurti: Orav e solli BE-në më afër Kosovës dhe Kosovën më afër BE-së
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
“Aktualiteti politik”, temë takimi mes kryeministrit në detyrë dhe shefit të zyrës së BE-së
-
Kurti i pret në zyrë qytetarët nga Bosnja që hynë pa viza në Kosovë