Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Bruksel ka vazhduar me kritika ndaj Bashkimit Evropian. Në Konferencën e organizuar nga Fondacioni për Studime Progresive Evropiane me temë
"Një kapitull i ri i përbashkët për zgjerimin e Bashkimit Evropian", Kurti tha se mbajtja në sirtar e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE për më shumë se 27 muaj, përkundër angazhimit dhe reformave të realizuara, nuk pasqyron qasje të bazuar në meritë, dhe se një situatë e këtillë rrezikon besimin ndaj procesit. Por Kurti ka thënë se te Komisioni i ri Evropian ka vërejtur më shumë gatishmëri, vullnet dhe interes për të përfshirë Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Kjo konferencë u organizua në kuadër të programit "Willy Brandt për Zgjerimin e Bashkimit Evropian" të Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.
-
Kurti: Pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE nuk e pasqyron progresin e bërë
-
Kurti në Samitin e Berlinit: Koha që Kosova të hapë negociatat për në BE
-
Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për anëtarësim
-
Kurti: S’po kërkojmë rrugë të shkurtra, as derë të pasme, vetëm proces meritor për integrim në BE
-
Kurti: Opozita po bllokon reformat, po rrezikon miliona euro nga BE-ja