Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurti mirëpret emërimin e Sarrazinit si i dërguar special i Gjermanisë për Ballkanin

Kufijtë në Ballkan janë dhe duhet të mbesin të pacenueshëm, ishte mesazhi që Manuel Sarrazin pati dhenë në muajin maj të vitit 2021 kur i kishte komentuar non-paperat që rikthyen në fokus çështjen e ndryshimit të kufijve si zgjidhje përfundimtare për krizat në Ballkan. Sot edhe zyrtarisht, ish-deputeti i Të Gjelbërve është caktuar i dërguar i posaçëm i Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mirëpritur emërimin e Manuel Sarrazinit në këtë pozitë.

“Unë kam pasur gjithmonë diskutime domethënëse në disa takime tona të kaluara. Mezi pres të punoj ngushtë me të”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Pos Gjermanisë, të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Gabriel Escobar) dhe Britania e Madhe (Stuart Peach).