Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar të martën të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Qeveria u tha se takimi ishte paralajmëruar të mbahej në orën 21:30, por për shkaqe të ndryshimeve në agjendë, është mbajtur më herët dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes.
“Ju njoftojmë se për shkak të ndryshimeve në agjendë, takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i paralajmëruar të mbahej sonte në orën 21:30, tashmë është mbajtur dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes”, thuhet në njoftim.
Nuk është bërë e ditur tema e diskutimit.
Në takimet e fundit, Kurti pati diskutuar me Sarrazinin për situtën e krijuar në veri.
-
Nis takimi Kurti-Sarrazin
-
Kurti pret sot emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor
-
Kurti diskuton për raportet mes Kosovës e Serbisë me emisarët Sarrazin e Eigner
-
Kurti pret emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, flasin për Procesin e Berlinit
-
Kurti takohet me Sarrazinin, bisedojnë për marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit